Ekip
15 Prill 2019•Përditësim: 16 Prill 2019
Ambasada e Italisë ka mohuar njoftimet mbi mbylljen e saj në Tripoli për shkak të luftimeve mes rivalëve në kryeqytetin libian, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ambasada thonë se në misionin diplomatik po vazhdojnë të gjitha aktivitetet e zakonshme.
Mediat libiane më herët raportuan se Italia e ka mbyllur ambasadën e saj në Tripoli nga shkaku i luftimeve në kryeqytet.
Më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të marrë kontrollin në kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.
Që nga rrëzimi dhe vdekja e presidentit Muamar Gadafi, janë krijuar dy qendra të pushtetit në Libi: Një në Libinë lindore, dhe një në Tripoli, që ka mbështetjen e OKB-së.