Burak Bir
15 Prill 2019•Përditësim: 16 Prill 2019
Një postim anti-islam nga llogaria zyrtare e partisë suedeze në pushtet, Partia Social Demokrate (PSD) ka ngjallur zemërimin e muslimanëve, megjithatë rezultoi se llogaria e partisë në Twitter, është sulmuar nga hakerët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në postimin shokues në llogarinë e PSD-së shkruhej: "One like = one dead Muslim" (Një like=një musliman i vdekur) dhe i njëjti është postuar në ora dy pas mesnate.
Në një njoftim të lëshuar, PSD thotë se llogaria e tyre ka qenë e sulmuar nga hakerët.
“Partia mori sërish kontrollin mbi llogarinë e saj në Twitter në ora 9:30”, thuhet në njoftimin e publikuar nga PSD-ja.
Por kjo nuk ka qenë e tëra prej hakerëve, të cilët mes tjerash thanë se kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka dhënë dorëheqje nga posti dhe se i është bashkuar ushtrisë me gradën e togerit.
Në mënyrë shtesë, është shpërndarë edhe informacioni se gjoja shitja e drogave tashmë është legale.
“Këto porosi nuk kanë të bëjnë me ne, për çka do të parashtrojmë një kallëzim penal”, tha zëdhënësja e partisë, Asa Soderen.