Murat Temizer
25 Dhjetor 2019•Përditësim: 26 Dhjetor 2019
Eksportet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) australian pritet të rriten në 79 milionë ton deri në fund të këtij viti, duke e bërë vendin eksportuesin më të madh të LNG-së në botë, thuhet sot në raportin e ri të Tremujorit të Burimeve dhe Energjisë së vendit (REQ), transmeton Anadolu Agency (AA).
REQ përmban parashikimet e Zyrës Australiane të Krye-Ekonomistit për vlerën, vëllimin dhe çmimin e burimeve kryesore të vendit dhe eksporteve të mallrave energjetikë.
Sipas REQ, Australia eksportoi 75 milionë ton LNG në vitin 2018 por falë dy projekteve të fundit të LNG-së, Prelud dhe Ichthys, kjo pritet të rritet në 78 milionë ton deri në fund të vitit 2019.
"Vëllimet e eksportit parashikohet të ruajnë qëndrueshmërinë në 81 milionë ton në vitin 2020-2021", thonë ekonomistët e REQ.
Raporti zbulon se gjatë gjithë vitit 2019, Australia dhe Katari garuan për titullin e eksportuesit më të madh të LNG-së në botë.
"Sipas vlerësimeve të deritanishme, Australia pritet të tejkalojë pak Katarin si eksportuesi më i madh i LNG-së në botë në vitin 2019, duke eksportuar rreth 78 milionë ton LNG në krahasim me 75 milionë ton nga Katari", tha ai.
Vendi ka një kapacitet tabelar prej 88 milionë ton.
Katari ishte eksportuesi kryesor i LNG-së në vitin 2018 me 76.8 milionë ton, i ndjekur nga Australia, Malajzia dhe SHBA-të. Megjithatë, raporti nga Zyra Australiane e Krye-Ekonomistit këshilloi gjithashtu mungesën e qartësisë rreth nivelit të saktë të eksporteve të LNG-së së Katarit.
"Eksportet e LNG-së së Australisë pritet të tejkalojnë eksportet e Katarit dhe SHBA-së gjatë mesit të vitit 2020", thekson raporti.
Në nëntor, "Qatar Petroleum" njoftoi planet për ndërtimin e dy "mega trenave" të tjerë me LNG, të cilat do të rrisin kapacitetin e prodhimit të LNG-së të Katarit me 64 për qind në 126 milionë ton deri në vitin 2027.
Këto plane pritet të forcojnë pozicionin e Katarit si eksportuesi më i madh botëror i LNG deri në fund të vitit 2020.
- Çmime më të ulëta të naftës do të thotë çmime më të ulëta të LNG-së për Australinë
Sipas REQ, vlera e eksporteve të LNG-së australiane parashikohet të bie nga 50 miliardë dollarë australianë (34.6 miliardë dollarë amerikanë) në 2018/19 në 49 miliardë dollarë australianë (33.8 miliardë dollarë amerikanë) në 2019-2020, nxitur nga rënia e çmimeve të naftës.
Shumica e eksporteve të LNG-së australiane shiten në bazë të naftës.
Gjatë viteve 2017/18, eksportet e LNG-së australiane u vlerësuan në 31 miliardë dollarë australianë (21.4 miliardë dollarë amerikanë), shumica e të cilave shkuan në Japoni me 43 për qind, në Kinë 35 për qind dhe në Kore të Jugut 11 për qind.
Raporti tërhoqi vëmendjen për rritjen e furnizimit në tregun global të LNG-së, i cili ka rezultuar në uljen e çmimeve.
Sipas REQ, rritja e furnizimit pritet të ngadalësohet në mënyrë dramatike në fillim të viteve 2020, pasi shtrirja e kapaciteteve të reja në SHBA, Australi dhe Rusi po afron.
Rrjedhimisht, kërkesa pritet të fillojë mbylljen e hendekut të kapacitetit global të prodhimit në vitin 2021, duke shkaktuar rritjen e çmimeve.