Ekip
26 dhjetor 2022•Përditësim: 27 dhjetor 2022
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar dy persona të zhdukur pas ortekut që përfshiu një qendër skijimi në Austrinë perëndimore, njoftoi agjencia e lajmeve DPA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht, dyshohej për 10 persona të zhdukur bazuar në videon e një dëshmitari, por tetë nga këta persona ishin identifikuar, raportoi DPA duke cituar zëdhënësin e ekipit të shpëtimit.
Rreth 200 punonjës të shpëtimit janë angazhuar në kërkim në vendin e ortekut pranë qytetit Zuers.
Orteku ndodhi pas reshjeve disa ditore të borës në rajonin e lartë alpin dhe motit të ngrohtë të pazakontë në ditën e Krishtlindjes. Shërbimi lokal i shpëtimit malor e kishte vlerësuar rrezikun e ortekëve si "të lartë".