Ruslan Rehimov
13 nëntor 2023•Përditësim: 13 nëntor 2023
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Ayhan Hajizadeh dënoi dërgimin e armëve nga Franca në Armeni, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij me shkrim, Hajizadeh tha: "Ne dënojmë dërgimin nga Franca të personelit të blinduar 'Bastion' me aftësi sulmi në Armeni".
Ai theksoi se ky hap i Francës do të tensionojë situatën në rajon. "Armenia dhe Franca duhet t'i japin fund politikës së tyre të armatimit në rajon. Këto vende tani duhet të kuptojnë se nuk ka alternativë tjetër përveç paqes dhe bashkëpunimit në rajon", tha Hajizadeh.
Hajizade i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përmbahet nga armatosja e Armenisë, të ndalojë dhe të dënojë aktivitete të tilla të paligjshme.
Në tetor u nënshkrua marrëveshje midis Francës dhe Armenisë për shitjen e armëve dhe ndihmë ushtarake. Në faqet e mediave sociale u postuan imazhet e dërgesës së personelit të blinduar "Bastion" në Armeni.