Elena Teslova
13 nëntor 2023•Përditësim: 14 nëntor 2023
Ukrainasit vazhduan demonstratat ku kërkohet ndryshim në legjislacionin që rregullon çështjet e mobilizimit ushtarak, transmeton Anadolu.
Demonstratat u zhvilluan në qytetet Khmelnytskyi, Kryvyi Rih, Lviv, Odesa dhe Zhytomyr, ndërsa protestuesit kërkuan që afati i mobilizimit ushtarak të kufizohej në 18 muaj, si dhe të kthehen ata që kanë shërbyer tashmë këtë periudhë në ushtri.
Dhjetëra njerëz dolën në rrugë dje, ndërsa protesta vazhdoi edhe sot në një shkallë më të vogël.
Peticioni përkatës për ndryshimet e nevojshme në legjislacion mblodhi 25 mijë nënshkrime, të nevojshme për t'u shqyrtuar nga presidenti i shtetit.
Ligji aktual për shërbimin ushtarak nuk përcakton afatin e shërbimit për personat e mobilizuar në gjendje ushtarake, ndërsa protestuesit kërkojnë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.
Mobilizimi i përgjithshëm ushtarak në Ukrainë u njoftua në shkurt 2022 pasi Rusia filloi luftën ndaj fqinjit të saj jugperëndimor.