Mehmet Burak Karacaoğlu,Ahmet Karaahmet
11 Shkurt 2021•Përditësim: 11 Shkurt 2021
Punëtorët në Idlib të Sirisë përpiqen të sigurojnë jetesën e tyre duke dërguar hekur në qendrat e riciklimit që e marrin nga rrënojat e shtëpive të tyre të shkatërruara nga sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pas sulmeve të regjimit të Assadit dhe mbështetësve të tij, qindra mijëra shtëpi në Siri u dëmtuan ose u bënë të papërdorshme.
Një nga punëtorët që nxjerrin hekurin nga rrënojat, Muhammed Vefa nga Idlibi për AA tha se mundësitë e punës në rajon janë të kufizuara dhe se ata mund t'u sjellin bukë fëmijëve të tyre vetëm duke nxjerrë dhe shitur hekur në kushte të vështira.

Vefa më tej tha se, "Ne vijmë herët çdo ditë për të mbledhur hekur në shtëpitë e shkatërruara nga sulmi i regjimit të Assadit. Kur forcat e regjimit e kuptojnë se ne po punojmë, ata na sulmojnë. Ne duhet ta bëjmë këtë punë. Ne duhet t'u dërgojmë bukë fëmijëve tanë", thotë ai.
Ndërsa Ammar Kasim, i cili punon në qendrën e riciklimit të hekurit tha se "Ne e riciklojmë hekurin nga shtëpitë e papërdorshme dhe e bëjmë atë të përdorshëm".
Ai thotë se hekurin e marrin nga mbetjet e luftës. "Hekuri sillet këtu dhe përpunohet përsëri. Ne e bëjmë atë të përdorshëm në punë konkrete", tha Kasim.
Gjendja në Idlib
Turqia, Rusia dhe Irani në mbledhjen e mbajtur në Astana më 4-5 maj të vitit 2017 morën vendim për formimin e 4 "zonave të sigurta" në Idlib dhe provincat e saj fqinje si në (Latakia, Hama, Halep), në veri të Humusit, në lindje të Gutës në Damask dhe në rajonet jugore të vendit (Dara dhe Quneitra).
Ndërkaq, regjimi dhe terroristët e mbështetur nga Irani dhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, morën 3 nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit. Ndërsa Turqia në shtator 2018 në Soçi bëri marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin me Rusinë.
Në maj 2019 Rusia dhe forcat e regjimit filluan operacionet për të marrë të gjithë rajonin ku morën disa vendbanime të mëdha në Idlib.
Ndërkaq, në Moskë më 5 mars 2020 u arrit një marrëveshje e re midis Turqisë dhe Rusisë.
Armëpushimi, të cilin forcat e regjimit e shkelin herë pas here, kryesisht është i mbrojtur. Periudha 2017-2020 është periudha ku gati 2 milionë civilë u detyruan të migrojnë në rajonet afër kufirit me Turqinë si pasojë e sulmeve nga forcat e regjimit dhe Rusisë.