Sayed Khodaiberdi Sadat
11 Shkurt 2021•Përditësim: 11 Shkurt 2021
Të paktën 31 militantë talebanë janë vrarë gjatë një operacioni ajror në rajonin e provincës Belh, në perëndim të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Komandës së Korpusit "209" thuhet se forcat afgane kryen operacion ajror në kampin taleban në rajonin Ak-Tepe.
Më tej theksohet se në operacion u vranë 31 talebanë, mes të cilëve ka edhe zyrtarë talebanë.
Nga radhët e talebanëve ende askush nuk është prononcuar për sulmin.