Kasım İleri
01 Qershor 2022•Përditësim: 01 Qershor 2022
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një bisedë me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, diskutoi për çështjen e uljes së tensioneve mes Izraelit dhe Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim njoftoi se Blinken ka zhvilluar një bisedë me presidentin palestinez, Abbas.
"Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bisedoi me presidentin e administratës palestineze Mahmoud Abbas mbi rëndësinë e vazhdimit të qetësisë mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe lidhur me punimet për të ulur tensionet", deklaroi Price.
Ai tha se sekretari Blinken ka potencuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Palestinë dhe mbështetjen që Washingtoni ka dhënë për zgjidhjen e negociuar me dy shtete. "Sekretari Blinken ka vënë theksin mbi rëndësinë e përfundimit të hetimeve për vdekjen e amerikanes me origjinë palestineze Shireen Abu Akleh", tha Price.