Mehmet Yılmaz
01 Qershor 2022•Përditësim: 01 Qershor 2022
Hungaria të martën regjistroi rastin e parë të lisë së majmunëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeshefja mjekësore e këtij vendi të Evropës Qendrore, Cecilia Muller tha se pacienti është një burrë 38-vjeçar.
Sëmundja shkaktohet nga ortopoksvirusi dhe mund të transmetohet nga kafshët te njerëzit si dhe nga njerëzit te njerëzit.
Simptomat mund të fillojnë me ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe dobësi. Pas rreth dy ditësh shfaqen skuqje dhe ulçera në fytyrë, duar dhe këmbë.
Pacientët këshillohen të qëndrojnë në izolim për kohëzgjatjen e sëmundjes, e cila zakonisht zgjat dy deri në katër javë.