Ekip
30 Korrik 2017•Përditësim: 31 Korrik 2017
SEOUL (AA) - Një çift i bombarduesve strategjik amerikanë fluturuan mbi Korenë e Jugut, pasi aleatët demonstruan forcën e tyre përballë kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyja ‘fluturaket bombarduese’ B1-Bs u dërguan nga baza e tyre në Guam para se të bashkoheshin nga avionët luftarak japonezë dhe më pas edhe nga ata të Koresë së Jugut.
Seoul, Washington dhe Tokyo qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj testeve të përsëritura bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, e fundit nga të cilat përfshiu një raketë ballistike ndërkontinentale orët e vona të së premtes së kaluar.
“Forca jonë ajrore mban në gatishmëri dhe mundësi për goditje-precize për t’i vërë zjarrin bazës së raketave të armikut, si dhe objekteve kryesore të saj, duke përfshirë edhe bastionin udhëheqës në tokë”, tha komandati i operacioneve të Forcave Ajrore të Koresë së Jugut, gjenerali Won In-cheol.
Ai ka shtuar se “nëse armiku provokon, ata do t’i përgjigjen menjëherë dhe do të hakmerren me forcë”.