Fatma Bülbül
30 Korrik 2017•Përditësim: 31 Korrik 2017
MANAMA (AA) – Mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa, u takua me ministrat e jashtëm të katër vendeve të Gjirit që kanë shkëputur lidhjet me Katarin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi i mbretit të Bahreinit dhe ministrave të jashtëm të Arabisë Saudite, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjipt u mbajt në pallatin Manama, kurse agjencia e lajmeve të Bahreinit BNA njofton se Mbreti Al Khalifa vlerësoi autoritetet e katër vendeve në procesin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Tema kryesore e takimit ishte kriza aktuale në lidhje me marrëdhëniet e këtyre katër vendeve me Katarin.
Kriza shpërtheu në fillim të qershorit, kur këto vende ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan kufijtë tokësorë dhe ajrorë të Katarit, të cilën e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit.
Autoritetet e Arabisë Saudite, Bahreinit, EBA dhe Egjiptit i dorëzuan Katarit një listë prej 13 kërkesash si kusht për përmirësimin e marrëdhënieve, duke përfshirë mbylljen e bazës ushtarake turke në Katar, mbylljen e rrjetit medial Al Jazeera dhe ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin.
Katari mohon të gjitha akuzat dhe pretendon se bllokada është në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.