Ekip
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
HAVANË (AA) –Krerët e 25 shteteve anëtare të Asociacionit të Shteteve të Karaibeve (ACS) kanë përgatitur një komunikatë speciale për dialog efektiv në drejtim të stabilitetit politik, zhvillimit social dhe rimëkëmbjes ekonomike të Venezuelës, raporton Anadolu Agency (AA).
Dokumenti u përpilua të shtunën, në ditën e fundit të samitit të shtatë të grupit. Duke folur në një konferencë për shtyp në Pallatin e Revolucionit në Havanë, presidenti kubanez, Raul Castro tha se "diskutimet kanë demonstruar nevojën dhe aftësinë për të trajtuar çështjet kyçe rajonale."
Në mesin e çështjeve është edhe situata ekonomike dhe politike në Venezuelë që ka rrezikuar sundimin e presidentit Nicolas Maduro, pjesëmarrës në samit.
Castro sulmoi Organizatën e Shteteve Amerikane dhe liderin e saj Luis Almagro, sepse kishte thirrur një takim urgjent për të diskutuar anëtarësimin e Venezuelës në bllokun rajonal. “Kuba asnjëherë nuk do të kthehet në Organizatën e Shteteve të Amerikës” tha Castro. "Më parë ka gjasa që deti Jugor të bashkohet me detin Verior dhe gjarpërinjtë të lindin nga vezët e shqiponjës”, tha më tej ai.