Zehra Ulucak
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
HAVANA (AA) - Vajza e Raul Castro-s, Presidentit të Kubës, Mariela Castro, ka thënë se emri i cili mund të drejtojë Kubën pas babait të saj, mund të jetë surprizë për popullin, raporton Anadolu Agency (AA).
Mariela duke vënë në dukje se babai i saj po planifikon të tërhiqet nga detyra në shkurt të vitit të ardhshëm, ka thënë se në vend të tij mund të ketë një emër surprizë në drejtimin e Kubës.
"Ndonjëherë shikon për rreth dhe thua 'sa interesante, këtë njeri se kisha menduar ndonjëherë'. Gjithmonë ka një surprizë", thotë Mariela në fjalën e saj.