Ekip
05 shkurt 2017•Përditësim: 06 shkurt 2017
ZAMBOANGA CITY (AA) - Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte urdhëroi qeverinë e tij të përgatitet për një “luftë të gjatë" kundër kryengritësve komunistë që ai i quajti terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Tani e tutje, Partinë Komuniste të Filipineve dhe krahun e saj ushtarak (COO-NPA-NDF), i konsiderojmë si terroriste”, tha Duterte në një konferencë për mediat lidhur me vrasjen e fundit të katër ushtarëve filipinas nga rebelët në rajonin verior të Mindanao.
Ky pozicion i Dutertes erdhi si rrjedhojë e tërheqjes së kryengritësve nga bisedimet e paqes të cilat u zhvilluan në Norvegji dhe Itali, ndërkohë që Duterte tha se do të kthejë në burg të gjithë të burgosurit politikë të cilët ishin liruar si kusht për fillimin e këtyre bisedimeve.
“Ushtria nuk do të qëndrojë në heshtje nëse kryengritësit kryejnë një tjetër sulm. Unë nuk dua gjakderdhje. Por, në qoftë se ata dëshirojnë një gjë të tillë do ta marrin si kundërpërgjigje. Unë mund të ndërpres armëpushimin dhe të sulmoj komunistët”, tha Duterte.
Ai njoftoi se ka urdhëruar qeverinë të mos marrë pjesë në rifillimin e planifikuar të bisedimeve në prill, pasi siç tha, “paqja me komunistët e Filipineve nuk është e mundur”.