Sinan Doğan
16 Qershor 2023•Përditësim: 16 Qershor 2023
Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut që ndodhi më 27 mars në Ekuador ka shkuar në 65, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Sekretariati Kombëtar i Menaxhimit të Rrezikut thuhet se trupa të tjerë janë zbuluar pas rrëshqitjes së dheut në qytetin Alausi në provincën Chimborazo.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga fatkeqësia në vendin e Amerikës Jugore është rritur në 65, ndërsa kërkimet do të vazhdojnë për një kohë për shkak të mundësisë që të ketë të zhdukur të tjerë, thuhet më tej.
Sipas njoftimeve të mëparshme, 163 shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa 60 shtëpi janë shkatërruar plotësisht.
Media lokale raportoi se rrëshqitja u shkaktua nga një çarje e krijuar në malin e rajonit.