Betül Yürük
16 Qershor 2023•Përditësim: 16 Qershor 2023
Është rritur në 3 numri i personave që humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga tornadoja që goditi dje qytezën Panhandle në Teksas të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott njoftoi se për shkak të tornados ka shpallur "situatë emergjente" në rajon. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) njoftoi se tornadoja vendosi qytezën nën ndikimin e saj dje rreth orës 17:00 me kohën lokale.
Në një deklaratë nga Shërbimi zjarrfikës në Perryton thuhet se si pasojë e stuhisë kanë humbur jetën 3 persona. Zyrtarët lokalë kanë theksuar se 2 persona janë ende të zhdukur për shkak të tornados.
Në rajonin Ochiltree 50 deri në 100 persona ndodhen nën trajtim në spital dhe se 10 persona janë në gjendje kritike.
Departamenti i sherifit në rajonin Ochiltree, njoftoi se për shkak të problemeve të sigurisë që janë formuar nga ndërprerjet elektrike, do të shpallet ndalesë e daljes në rrugë deri në orën 6 të mëngjesit.
Sipas Poweroutage.us, mbi 106 mijë persona në rajonet jugore Mississippi, Alabama, Florida dhe Georgia të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhive të forta.