Hakan Çopur
25 Qershor 2019•Përditësim: 25 Qershor 2019
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Samitin G-20 që do të mbahet më 28-29 qershor në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë mbajti një telekonferencë lidhur me programin e presidentit amerikan Trump në Japoni.
"Trump do të zhvillojë bisedime me liderët e 8 vendeve në kuadër të programit në Japoni", tha zyrtari i cili ka njoftuar se Trump dhe Erdoğan do të realizojnë një takim së bashku.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë njofton se Trump gjithashtu do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping, presidentin rus Vladimir Putin, princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, kryeministrin japonez Shinzo Abe, kryeministrin indian Narendra Modi, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin e Australisë, Scott Morrison.
Gjatë takimit mes Erdoğanit dhe Trumpit pritet të diskutohet gjërësisht për çështjet kryesore në marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht çështja S-400.
Samiti i G-20 do të mbahet në qytetin Osaka të Japonisë më 28-29 qershor.