İlkay Güder
27 Dhjetor 2017•Përditësim: 27 Dhjetor 2017
TUNIS (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është nderuar me dekoratë shtetërore nga ana e homologut të tij tunizian, El-Baxhi Kaid es-Sibsi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndarja e dekoratës shtetërore është bërë pasi dy liderët zhvilluan një konferencë të përbashkët për media pas takimit kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve në Pallatin Presidencial në kryeqytetin Tunis.
Erdoğan, i shoqëruar nga një delegacion i zyrtarëve qeveritarë, mbërriti në Tunizi të mërkurën herët për një vizitë njëditore.
Tunizia është ndalesa e fundit në turneun e tij në tri shtete të Afrikës, e paraprirë nga vizitat në Sudan dhe Çad.