Hilmi Sever
10 Qershor 2018•Përditësim: 11 Qershor 2018
MOSKË (AA) – Ethet tifozerike janë gjithnjë e më të pranishme në Rusi, ku pas katër ditësh pritet të fillojë zyrtarisht Kampionatit Botëror në Futboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Rusia është nikoqir i kampionatit i cili do të luhet në periudhën 14 qershor-15 korrik në 11 qytete të ndryshme, rrugët e të cilëve, që tani janë mbushur nga tifozët të cilët kanë mbërritur nga të gjitha anët e botës, për të përkrahur kombëtaret e tyre.
Sheshi i Kuq i Moskës, por dhe vendet tjera që janë destinacion turistik i qyteti të Moskës paraqesin vendtubim të tifozëve, ku spikasin tifozët e zjarrtë nga Maroku dhe Peru.
Organizatori i Botërorit është përkujdesur të vë në dukje se Rusia është nikoqir i eventit më të rëndësishëm botëror këtë vit, ndërkohë që tifozëve, duket se nuk i pengon pritja e gjatë në radhë për të marrë një foto kujtimi nga vendet më të njohura të Moskës.