Esra Kaymak
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) – Si pjesë e takimit multilateral të mbajtur në Berlin të mërkurën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) filluan bisedimet me Grupin Ndërkombëtar për Përkrahje të Sirisë (ISSG) si dhe me partnerët e tjerë në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u realizua dy ditë pasi SHBA-të i dhanë fund bashkëpunimit dypalësh me Rusinë mbi çështjen e Sirisë.
Nënsekretari amerikan Thomas Shannon, të mërkurën qëndroi në kryeqytetin gjerman, Berlin, ku u takua me zyrtarë të lartë të Kuintit (Franca, Gjermania, Italia, Britania dhe SHBA-të) për të diskutuar çështjen e Sirisë.