Haydar Hadi
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
BAGDAT (AA) - Në Irak ka filluar operacioni për çlirimin e pjesës veriperëndimore të Mosulit nga organizata terroriste DEASH, bëhet e ditur nga ushtria irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lejtnant Gjeneral Abdulemir Jarullah, komandant i operacioneve të Mosulit, përmes një njoftimi me shkrim ka njoftuar se ekipet e njësisë së nëntë të mekanizuar, brigadës 73 dhe Policisë Federale kanë hyrë në zonat Misherfe, Kenise dhe Harmat në veriperëndim të Mosulit.
Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, ishte marrë nën kontroll nga DEASH-i në qershor të vitit 2014. Forcat e Irakut kthyen pjesën lindore të qytetit në nëntor të vitit 2016, kurse më 19 shkurt të këtij viti filloi edhe operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit.