Tevfik Durul
24 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
SHANGAI (AA) - Filloi pushimi 40 ditor i vitit të ri kinez i cili shkakton turizmin më të madhë të brendshëm në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kina sipas Kalendarit të Kafshëve më 8 shkurt do të hyjë në "Vitin e Majmunit".
Prandaj, në pushimin e vitit të ri i cili emërohet si "Chunyun" mes 24 janarit e deri më 3 mars, pritet që 2 miliardë e 910 milionë kinez të bëjnë udhëtime të brendshme. Gjithashtu parashikohet se numri i atyre që do të udhëtojnë në pushimin "Chunyun" të rritet me 3,6 përqind.
Ministria e Hekurudhave kineze, njoftoi se në ditën e parë të Chunyun-it 7 milionë persona do të përdorin tren. Ndërsa gjatë pushimit parashikohet se 332 milionë njerëz të udhëtojnë duke përdorur linjat hekurudhore me rritje prej 12,7 përqind në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas lajmit të Televizionit Qendror Kinez (CCTV) për shkak të mbingarkesës më së paku 50 milionë njerëzve i është shitur "bileta pa karrige", dhe se këta njerëz nëpër trena do të udhëtojnë në këmbë.
Nga ana tjetër u theksua se 248 miliona persona udhëtojnë në autostrada, 4 milionë e 280 mijë persona në anije dhe 54 milionë e 500 mijë persona do të udhëtojnë me linjat ajrore.
Tradita në Kinë me të cilën njerëzit dëshirojnë ta festojnë vitin e ri me anëtarët e familjes, shkakton turizmin të brendshëm më të madh në botë.
Në vendin më të populluar në botë, në Kinë qindra miliona persona të cilët kanë shkuar në qytete nga fshatra dhe qyteza për të punuar, në Festën e Pranverës dëshirojnë të kthehen tek familjet e tyre dhe kjo që shkakton probleme të mëdha në mbarë vendin. Veçanërisht punëtorët migrantë të cilët shkojnë nëpër qytete nga pjesët rurale të vendit, për të rikthyer në shtëpitë e tyre detyrohen që të përdorin disa herë transporte publike. Prej aeroporteve e deri në stacionet e trenit në çdo pikë të udhëtimit vërhenen turma të mëdha.
Festa e Pranverës në Kinë zyrtarisht do të filloj më 8 shkurt dhe do të zgjasë 7 ditë.