Mustafa Çağlayan
24 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
NEW YORK (AA) - Stuhia e parë e dëborës për këtë sezon e cila ka prekur pjesën lindore dhe juglindore të SHBA-ve, deri tani ka marrë 18 jetë njerëzish, ndërsa në 11 shtetet është shapllur gjendje e jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Rastet e vdekjes janë raportuar në Kentucky, Maryland, North Carolina, Tennessee dhe Virginia.
Zyrtarët thonë se nga stuhia janë prekur 85 milionë njerëz. Që nga nata e së shtunës, janë anuluar më shumë se 10,800 fluturime për shkak të motit të keq.
Sipas matjeve të fundit, më së shumti bora ka në Virginian Perëndimore (101 centimetër), që konsiderohet si rekord. Në anën tjetër, erërat e forta në Virginia, Maryland dhe Pennsylvania kanë shkaktuar lartësinë e dëborës prej 76 centimetra.
Bill de Blasio, kryetari i bashkisë së New Yorkut, ku në fuqi është ndalimi i trafikut të automjeteve, tha se "me siguri bëhet fjalë për stuhinë më të madhe të dëbores në historinë e SHBA-ve". Qytetarët e New York-ut janë paraljmeëruar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Të dhënat e shërbim meteorologjik tregojnë se në parkun më të madh të qytetit në Manhattan janë matur 63.7 centimetra dëborë, me çka është tejkaluar rekordi prej 26.9 centimetrave në vitin 2006.
Në bregdetin e New Jersey stuhia ka shkaktuar valë të mëdha që kanë shkaktuar përmbytjen e disa qyteteve.
Parashikuesit e motit thonë se pritet që stuhia gradualisht të filloj të dobësohet nga mesi i ditës.