Zeynep Hilal Karyağdı
19 Shkurt 2018•Përditësim: 19 Shkurt 2018
GAZA (AA) – Forcat ajrore izraelite edhe mëngjesin e sotëm kanë bombarduar Rripin e Gazës të bllokuar, ndërkohë që mësohet se nuk ka viktima, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarë policorë në Gaza, bëjnë të ditur se avionët e Izraelit mëngjesin e sotëm kanë kryer dhjetë sulme, por që të gjitha bombat e avionëve kanë rënë në një zonë të pabanuar në afërsi të qytetit Refah në jug të Gazës.
Ushtria e Izraelit njoftoi se objektiv i sulmit ka qenë infrastruktura e Hamasit, më saktësisht tunelet sekrete në afërsi të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit.
Kujtojmë se në sulmet izraelite të së dielës, u vranë dy 17 vjeçarë palestinezë.