Mahmoud Barakat
27 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Forcat izraelite sot në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë plagosur tre palestinezë me armë zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).
Përleshjet shpërthyen kur forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Dheisheh në provincën Betlem.
Forcat izraelite përdorën municione të vërteta, plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë lokalë palestinezë.
"Tre të plagosur, një prej të cilëve u qëllua në gjoks, u transferuan në spital për trajtim mjekësor", tha burimi mjekësor për AA duke folur në kushte anonimiteti.
Nuk ka asnjë prononcim nga ushtria izraelite.
Ushtria izraelite shpesh bastis qytetet dhe fshatrat në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin e arrestimit të palestinezëve "të kërkuar".