Hajer M'tırı
27 Korrik 2017•Përditësim: 28 Korrik 2017
PARIS (AA) - Franca do të krijojë qendra pranimi në Libi për të kontrolluar pranueshmërinë e azilkërkuesve që rrezikojnë jetën e tyre për të arritur Evropën përmes Mesdheut, tha presidenti francez Emmanuel Macron të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ideja është të krijojmë pika për të shmangur që njerëzit të ndërmarrin rreziqe të çmendura kur nuk kanë të drejtë për azil. Ne do të shkojmë tek ata", tha Macron në një konferencë për media pasi kishte vizituar një strehimore të refugjatëve në Orleans, në veri të Francës.
Ai tha se plani do të zbatohet "këtë verë".
Lideri francez tha se në Libi ka mes 800 mijë dhe një milion njerëz që presin në kushte jonjerëzore në kampe dhe hangarë për të kaluar në Detin Mesdhe.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) mbi 2.360 migrantë kanë vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit 2017.