Alaattin Doğru
13 Mars 2023•Përditësim: 14 Mars 2023
Protestuesit të cilët filluan grevë kundër reformës së diskutueshme të pensioneve në Lille të Francës, bllokuan urën për trafikun, duke shkaktuar ndërprerje të transportit publik, transmeton Anadolu.
Sipas mediave franceze, në orën 08:00 të mëngjesit me orën lokale, një grup personash mbylli për qarkullim urën Tournai në hyrjen kryesore të qytetit.
Prej mëngjesit ka patur ndërprerje në transport për shkak të protestave kundër reformës, e cila parashikon rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Thuhet se grupi po marshon drejt urave të tjera.
Forcat e sigurisë mbërritën në zonë dhe u kërkuan protestuesve të hapnin urën.
- Reforma e diskutueshme e pensioneve
Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne njoftoi më 10 janar se reforma e pensioneve, e cila ishte ndër premtimet zgjedhore të presidentit Emmanuel Macron, do të zbatohet.
Ajo tha se në vendin ku mosha e pensionit është 62 vjeç, mosha ligjore e pensionit do të rritet gradualisht me 3 muaj çdo vit dhe do të rritet në 64 deri në vitin 2030 dhe se në vitin 2027 do të vendoset detyrimi për pagesën e primit 43-vjeçar për marrjen e pensionit të plotë.
Ka pasur greva dhe protesta të shumta në të gjithë vendin që nga 19 janari kundër reformës së diskutueshme.
Senati, i cili më 9 mars miratoi nenin më të diskutueshëm të reformës "që parashikon rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64" më 12 mars pranoi nenet e tjera të reformës.
Reforma, e cila më pas do të shkojë në Komisionin e Përbashkët, do të jepet sërish në votim në Senat dhe më pas do t'i dërgohet Kuvendit Kombëtar për votim përfundimtar.