Dildar Baykan Atalay
13 Mars 2023•Përditësim: 14 Mars 2023
Në datat 15-16 mars në Moskë do të mbahet takimi për Sirinë në nivel zëvendësministrash të Jashtëm midis Türkiye-s, Rusisë, regjimit të Asadit dhe Iranit, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime diplomatike, është caktuar data e takimit që do të mbahet në Moskë mes Türkiye-s, Rusisë, regjimit të Asadit dhe Iranit. Në takimin që do të mbahet më 15-16 mars delegacionin turk do ta kryesojë zëvendësministri i Jashtëm, Burak Akçapar.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane, Mikhail Bogdanov, që përfaqëson Rusinë, Ali Asgar Haji, Këshilltar për Çështjet Politike i ministrit të Punëve të Jashtme, që përfaqëson Iranin dhe zëvendësministri i Jashtëm, Aymen Susan, që përfaqëson regjimin e Asadit.