Emel Öz Gözellik
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
SEUL (AA) - Janë gjetur trupat e tre ushtarëve që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në Korenë e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat detare të Koresë së Jugut njoftuan se në operacionin e kërkimit që nisi pas rënies së helikopterit të flotës në det 52 kilometra nga Yangyang-u gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve janë gjetur trupat e tre ushtarëve që humbën jetën.