Ekip
27 Korrik 2021•Përditësim: 27 Korrik 2021
Një shpërthim në një kompleks kimik tronditi sot qytetin gjerman të Leverkusenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Këlnit në lumin Rajna, theksuan se shkaku i shpërthimit është ende i panjohur.
Ata në Twitter njoftuan se zjarrfikës dhe furgonë për detektimin e ndotjes janë dërguar në zonën e ngjarjes.
Policia ende nuk është prononcuar mbi shpërthimin.
Gazeta e përditshme Koelner Stadt-Anzeiger raportoi se shpërthimi ndodhi në lagjen Buerrig, në një fabrikë të djegies së mbeturinave.
Në Leverkusen gjendet Bayer, një nga kompanitë më të mëdha kimike gjermane.