Ekip
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
ATHINË (AA) – Autoritetet greke kanë pezulluar deportimin e emigrantëve në Turqi, duke pranuar se ka mbajtur emigrantët të cilët janë në ishujt grekë, sepse ata kanë aplikuar për azil, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkimi Evropian ka filluar të kthejë emigrantët të hënën në bazë të marrëveshjes së arritur me Turqinë. Megjithatë, për të martën nuk ka në plan asnjë deportim.
Maria Stavropoulos, drejtoreshë në Shërbimin e Azilit të Greqisë, deklaroi për televizionin shtetëror se rreth 3,000 persona që ndodhen në kampe në ishuj kanë aplikuar për azil. Sipas saj, procedura e paraqitjes së kërkesës zyrtarisht do të fillojnë më vonë këtë javë.
Ajo shtoi se procedura e zgjidhjes së kërkesave për azil zakonisht zgjat rreth tre muaj, por që do të përshpejtohet për personat që janë në paraburgim.