Furkan Naci Top
06 Tetor 2016•Përditësim: 07 Tetor 2016
ATHINË (AA) – Punonjësit në sektorin e shëndetësisë në Greqi kanë hyrë në grevë njëditore, po ashtu duke protestuar ndaj kushteve të këqija të punës dhe mungesës së personelit nëpër spitale, raporton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit në spitalet shtetërore në Athinë, sot mes orëve 7:00 dhe 11:00 sipas kohës lokale kanë hyrë në grevë. Ndërkaq, në pjesët e tjera të vendit u shpall grevë në kohëzgjatje prej 24 orësh.