Rabia İclal Turan
28 Korrik 2020•Përditësim: 29 Korrik 2020
Greqia sot ka regjistruar 35 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ku katër prej tyre u zbuluan në pikat e hyrjes së vendit, theksuan autoritetet shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Organizatës Kombëtare për Shëndet Publik (EODY), asnjë vdekje e lidhur me virusin nuk është regjistruar.
Që nga fillimi i shpërthimit, gjithsej 4.227 persona janë prekur nga COVID-19 në Greqi. Ndërkohë, numri i vdekjeve arrin në 202.
Madje 1.184 nga numri i përgjithshëm i rasteve janë të lidhur me udhëtimet e huaja, tha EODY.
Në fillim të këtij muaji, autoritetet shëndetësore greke shprehën shqetësime pasi disa raste me COVID-19 janë konfirmuar në mesin e pushuesve që hynë në vend gjatë sezonit turistik.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar qytetarët se rreziku i COVID-19 nuk ka përfunduar ende.
"Ne u morëm me valën e parë të pandemisë, por rreziku akoma rritet shumë", tha ai në një postim në Twitter të hënën.