Ekip
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Rusia duke bërë shtesa në sistemet e teknologjisë së fundit të mbrojtjes ajrore në Siri po rrit superioritetin e saj ushtarak kundër SHBA-ve. Ekspertët janë të mendimit se Moska kërkon të zbrapsë plotësisht Washingtonin duke ndjekur opsionet ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Për të mbështetur regjimin sirian që nga tetori 2015 e deri tani Rusia po bën vendosje (grumbullime) ushtarake në rajon.
Rusia e cila në dhetor 2015 vendosi sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 në Latakia, qytet sirian bregdetar në lindje të Mesdheut, vazhdon të sjellë në rajon armë të reja pavarësisht se ka mundësuar një zbrapsje kundër elementëve ajrore.
Teksa ditë më parë Rusia ka transferuar në Siri sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, vihet në dukje se po rriten edhe tensionet në marrëdhëniet me SHBA-të në një periudhë kur Rusia e cila përdor dhjetëra avionë në bazën ushtarake Himejmin në Latakia ka shtuar edhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
SHBA e cila udhëheq armëpushimin mes regjimit dhe opozitarëve duke marrë në krah Rusinë, pas dështimit pezulloi marrëdhëniet e veçanta ushtarake me Rusinë.
Pas zhvillimeve në fjalë në qarqet ndërkombëtare u përhapën informacionet se SHBA-të janë të përgatitura për ndërhyrje ushtarake kundër regjimit. Ditë më parë edhe gazeta "Washington Post" publikoi një artikull i cili pretendonte se Shtëpia e Bardhë tashmë ka vendosur mbi tryezë opsionet ushtarake.
"Rusia ka kaluar në periudhën e Luftës së Ftohtë"
Prof. dr. Mesut Hakkı Caşın nga Universiteti Özyeğin në Stamboll të Turqisë thotë se Rusia në krahasim me vitin e mëparshëm në Siri dhe në territorin e saj ajror ka arritur një epërsi të madhe ushtarake në krahasim me forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se Rusia ka rritur forcën ushtarake në shumë rajone nga Baltiku e deri në Mesdhe dhe po veprojnë pothuajse sikur ka hyrë në epokën e Luftës së Ftohtë, Caşın tha se Rusia vepron 7-8 herë ndaj çdo lëvizjeje të SHBA-ve.
"Duket se Rusia ka hyrë në një përshkallëzim shumë të rrezikshëm. Pra, Rusia në mënyrë shumë serioze ndaj qëndrimeve të prera po kundërpërgjigjet më shumë po në të njëjtën mënyrë", tha profesori universitar.
"Nuk do të lejojë të bisedohet për ndërhyrje"
Ndërsa edhe drejtori i kërkimeve të sigurisë në Fondacionin e Kërkimeve Politike dhe Sociale (SETA) Murat Yeşiltaş ka tërhequr vëmendjen se grumbullimet e mëdha të Rusisë në Siri nuk duhet të shihen vetëm si një mesazh kundër opozitarëve.
Sipas tij, Rusia po përpiqet të bëjë një alternativë të vetme bisedimet diplomatike për SHBA-të.
"Rusia në këtë problem (në Siri), tashmë alternativat për zgjidhje si ajo e një ndërhyrjeje ushtarake nga SHBA dëshiron që t'i heqë si mundësi. Pra, strategjinë amerikane do ta ulë në një strategji një-dimensionale dhe do ta bëjë të pamundur që ndërhyrja të bisedohet në tryezë. Shohim se rusët po përpiqen të formojnë një mesazh strategjik në këtë kuptim", thekson Yeşiltaş.