Ekip
20 Korrik 2020•Përditësim: 20 Korrik 2020
Human Rights Watch (HRW) akuzoi autoritetet në rajonin kurd të Irakut verior për bllokimin e kthimit të 1.200 familjeve arabe në shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, organizata me qendër në New York deklaroi se Administrata Rajonale Kurde (ARK) nuk po lejon kthimin e këtyre familjeve në shtëpitë e tyre në pesë fshatra më shumë se gjashtë vjet, pasi ata ishin dëbuar nga zona nga grupi terrorist DEASH.
"Autoritetet e ARK-së kanë lejuar kthimin e banorëve kurdë në fshatrat fqinje, të nënqarkut Rabia, në perëndim të Dohuk-ut", tha HRW.
Belkis Wille, studiuese e lartë e krizave dhe konflikteve në HRW, tha se fakti që "ARK ka lejuar fshatarët fqinjë kurdë të kthehen, sugjeron se arabët po bllokohen si ndëshkim".
Ajo tha se forcat kurde Peshmerge rivendosën kontrollin e fshatrave Jidria, Mahmoudia, Qahira, Suadia dhe Sufiya, të cilat ishin pushtuar nga grupi terrorist DEASH më 3 gusht 2014.
"Autoritetet e ARK-së nuk kanë asnjë arsyetim për t'i ndaluar këto familje arabe të kthehen në fshatrat e tyre", tha Wille.
Në verën e vitit 2014, DEASH pushtoi pjesën më të madhe të Irakut verior dhe perëndimor. Por Iraku në fund të vitit 2017 shpalli eliminimin e grupit terrorist përmes operacioneve të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA.