Riyaz Khaliq
20 Korrik 2020•Përditësim: 21 Korrik 2020
Kryeqyteti i Tajvanit ka regjistruar temperaturën e dytë më të lartë në 123 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Taiwan News raportoi se Taipei dje regjistroi 39 gradë celsius, temperaturë e cila është e dyta më e lartë në qytet që nga viti 1897 dhe dita më e nxehtë ndonjëherë në muajin korrik.
Më 8 gusht të vitit 2013, Taipei regjistroi temperaturën më të lartë prej 39,3 gradësh celsius, më e larta në shtetin ishullor që kur u krijua stacioni i motit në vitin 1897.
Qarku Nantou i Tajvanit dje regjistroi 39,3 gradë celsius, megjithatë, zyra e motit tha se stacioni në këtë qark është një platformë vëzhgimi pa pilot, matjet e të cilit nuk janë shtuar në regjistrin kombëtar.
Zyra Qendrore e Motit e Tajvanit tashmë lëshoi alarmin "portokalli" të nxehtësisë për kryeqytetin Taipei, që paralajmëron një temperaturë të lartë njëditore prej 38 gradësh celsius ose një maksimum prej 36 gradësh celsius për tri ditë radhazi.