Ekip
23 Dhjetor 2022•Përditësim: 24 Dhjetor 2022
Të paktën 16 ushtarë indianë kanë humbur jetën në një aksident tragjik trafiku në shtetin verilindor Sikkim, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Mahendra Rawat, njoftoi se 16 ushtarë kanë humbur jetën në një aksident të rënd tragjik në akullnajën Zema, ku u përfshi një kamion ushtarak.
"Kamioni ishte pjesë e autokolonës prej tre mjeteve e cila u nis nga Chattena mëngjesin e sotëm drejt Thangut. Duke ecur në Zema, kamioni rrëshqiti në një shpat të pjerrët në një kthesë të ashpër", tha Rawat.
Zëdhënësi më tej tha se menjëherë pas aksidentit ka nisur misioni i shpëtimit dhe se katër ushtarë të lënduar u transportuan me aeroplan.
"Për fat të keq, tre oficer të ri dhe 13 ushtarë iu nënshtruan plagëve që pësuan në aksident", shtoi ai.