Haydar Hadi
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
BAGDAD (AA) - Ministria e Naftës së Irakut, njoftoi se qeveria qendrore ka siguruar kontrollin e të gjitha fushave të naftës në Kirkuk, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë Asim Xhihad, në deklaratën e tij për AA tha se, "Të gjitha fushat dhe objektet administrative të naftës në Kirkuk kanë kaluar nën kontrollin e ministrisë sonë".
Ai shtoi se për shkurt kohë do të bëhet edhe emërimi i drejtuesit dhe personelit teknik që do të punojnë në fushat dhe objektet administrative të naftës në fjalë.
Forcat e Irakut kanë marrë fushat dhe kompanitë e naftës në Kirkuk nga forcat Peshmerga.
Forcat Peshmerga të Administratës Rajonale Kurde, morën nën kontroll fushat e naftës në Kirkuk gjatë sulmeve të organizatës terroriste DEASH në vitin 2014.
Ndryshe, ushtria e Irakut, policia federale dhe forcat Hashdi Shabi të hënën siguruan kontrollin e plotë të qytetit pasi nisën një operacion për "vendosjen e sigurisë në qytet" dhe marrjen e pikave strategjike të tij.
Operacioni në Kirkuk nga ana e forcave irakiane të sigurisë vjen disa javë pas referendumit të jashtëligjshëm të Administratës Rajonale Kurde për shkëputje nga Iraku të mbajtur më 25 shtator, i cili po ashtu u zhvillua edhe në disa zona të kontestuara, përfshirë Kirkukun.