Ekip
07 Dhjetor 2021•Përditësim: 08 Dhjetor 2021
Të paktën shtatë civilë u vranë në një shpërthim të një automjeti-bombë në provincën Basra, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në afërsi të një spitali në qendër të qytetit, tha një zyrtar i sigurisë në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për prononcim në media.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Provinca e Basrës, e pasur me naftë, është relativisht e qetë në krahasim me pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, ku DEASH akoma mban njësi të fshehura.