Gökhan Kavak
07 Dhjetor 2021•Përditësim: 08 Dhjetor 2021
Njoftohet se dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi municioni në Somali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga AA, një municion në rajonin Gedo ka shpërthyer pasi fëmijët që luanin në zonë e kanë prekur atë.
Nga shpërthimi kanë humbur jetën dy fëmijë dhe tre janë plagosur.
Mësohet se gjendja e fëmijëve të lënduar, të cilët janë dërguar në spital nga banorët e zonës, është e rëndë.