Ali H. M.Abo Rezeg
26 Shtator 2018•Përditësim: 26 Shtator 2018
TEHERAN (AA) – Një zyrtar i lartë iranian ka deklaruar se vendi i tij do t'i tejkalojë sanksionet ekonomike të SHBA-ve duke punuar më ngushtë me Kinën, Rusinë dhe Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Agjencia studentore iraniane e lajmeve (ISNA), këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ali Akbar Velayati, ka theksuar se “Irani do të tejkalojë problemet duke punuar me Kinën, Rusinë, Turqinë dhe vendet tjera miqësore”.