Lokman İlhan
03 Tetor 2018•Përditësim: 03 Tetor 2018
BOGOTA (AA) - Drejtuesit e zhdukur të ish Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), Ivan Marquez dhe Hernan Dario Velasquez, theksuan se është gabim çarmatosja pa arritur marrëveshje mbi kushtet e ribashkimit të militantëve në shoqëri në aspektin ekonomik dhe social, transmeton Anadolu Agency (AA).
Doli në pah letra e kryenegociatorit Marquez dhe Velasquez i cili njihet me emrin e koduar El Paisa, drejtues të FARC-ut të cilët rreth 4 muaj janë të zhdukur dhe nuk kanë marrë pjesë në seancat e Gjykatës Speciale të Paqes.
"Me naivitet i besuam vullnetit të mirë dhe fjalëve të qeverisë", ishte shprehja e cila tërhoqi vëmendjen në letrën e Marquez dhe Velasquez, ku theksuan se është gabim çarmatosja pa arritur marrëveshje mbi kushtet e ribashkimit të militantëve në shoqëri në aspektin ekonomik dhe social dhe se ky është shkaku i problemeve me të cilat përballen sot.
Ato theksuan se prioriteti i tyre është "të nxjerrin marrëveshjen e paqes nga humnera në të cilën ka rënë".
Në letër gjithashtu është tërhequr vëmendja në arrestimin e një ndër emrave simbol të FARC-ut, Jesus Santrich, me akuzën e "tregtisë së drogës". Gjithashtu është theksuar se në periudhën pas marrëveshjes së paqes janë shuar shpresat nga çështjet si "pasiguria ligjore, ndryshime në tekstin origjinal të paqes dhe mos mbajtja e premtimeve të qeverisë në lidhje me çështje e rëndësishme".
Marquez dhe Velasquez në letër pretenduan se Santrich është arrestuar me dëshmi false të Kryeprokurorit të Kolumbisë, Nestor Humberto Martinez, ambasadorit të SHBA-ve në Bogota, Kevin Whitaker dhe Agjencisë Amerikane të Luftës kundër Drogës (DEA).