Kerem Kocalar
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
GAZIANTEP (AA) - Gazetarët e huaj që kanë vizituar rajonin Jarabulus të qytetit Halep në Siri në kuadër të programit të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe Informacionit të Kryeministrisë Turke i kanë përshkruar të "mahnitshme" ndryshimet në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Jeta i është rikthyer normaliteti në Jarabulus i cili u pastrua nga organizata terroriste DEASH dhe PYD nga Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane në kuadër të Operacionit "Mburoja e Eufratit" i nisur kundër kërcënimeve terroriste në veri të Sirisë nga forcat e përbashkëta speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar.
Gazetarët që kanë vizituar rajonin i cili është bërë edhe simboli i operacionit ku gjurmët e luftës po fshihen një e nga një, janë shprehur ndryshimet në një kohë të shkurtër janë mahnitëse.
Gazetarja me origjinë shqiptare Bejza Çekmez në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në fillim para se të mbërrinte në Jarabulus priste që të përballej me një pamje të keqe nga pikëpamja njerëzore.
Duke treguar se imazhet që ka shikuar janë të ndryshme nga ato që priste Çekmez tha se "Me të vërtetë këtu ka zhvillime dhe shumë përmirësime. Na ka lumturuar pa masë veçanërisht fakti që kemi vërejtur fëmijët që janë shumë të lumtur".
"Njerëzit shprehen se këtu vijnë ushqime me shumicë. Njerëzit që kemi kontaktuar e shprehin falënderime për këtë. Ende ka njerëz që nuk e ndiejnë veten të sigurtë për shkak të atyre që kanë përjetuar më parë, por në të vërtetë unë kam vërejtur se frika atje do të kapërcehet me kohën. Prisja që të vëreja më shumë shenja të shkatërrimeve dhe të luftës. Në një kohë të shkurtët janë fshirë shumë gjurmë. Madje kanë nisur ndërtime të reja dhe kjo është një shenjë se jeta në këtë rajon do të përmirësohet edhe më tej", ka theksuar Çekmez.
Ndryshimi mahnitës
Ndërsa edhe gazetarja britanike Shamim Ara Chowdhory ka theksuar se para ardhjes në Jarabulus kishte idenë se do të vërente më shumë shkatërrime, por tabloja që është përballur është shumë ndryshe.
Duke vënë në dukje se ndryshimi është "mahnitës" Chowdhory, ka shtuar: "Kemi shikuar shenjat për rindërtimin e shkatërrimeve. Njerëzit që ndodhen këtu duken jashtëzakonisht të lumtur. Ata flasin se nuk kanë probleme me ushqimin, janë të ngopur dhe se ka një kujdes të mirë ndaj tyre. Është shumë e qartë se qeveria turke ka bërë shumë gjëra për rindërtimin e qytetit, por sigurisht që nuk është një gjë e lehtë".