Alaattin Doğru
06 Gusht 2019•Përditësim: 07 Gusht 2019
Në aeroportin ndërkombëtar në Douala të Kamerunit është sekuestruar ar në vlerë prej 2.8 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Douala është qyteti më i madh tregtar i këtij vendi të Afrikës Perëndimore. Pjesëtarët e policisë kufitare zbuluan arin në batanijet e shpërndara për pasagjerët në avionin e Etiopian Airlines.
Më tej theksuan se janë sekuestruar 60 kilogramë ar në vlerë prej 2.8 milionë dollarë.
Supozohet se në aeroport ari është sjellë me qëllim të transportit në Kinë ose Dubai. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të arit të konfiskuar në një operacion.