İnci Gündağ
30 Maj 2017•Përditësim: 30 Maj 2017
LONDËR (AA) - Pas riparimit të defektit në sistemin kompjuterik të kompanisë ajrore British Airways aeroportet e Londrës i janë kthyer normalitetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga kompania në lidhje me defektin nga dita e shtunë dhe që ka vazhduar pjesërisht edhe ditën e djeshme thuhet se "Sistemi ynë kompjuterik është kthyer në normalitet. Do të realizohen të gjitha fluturimet e planifikuara në aeroportet Heathrow dhe Gatwick".