23 Gusht 2018•Përditësim: 24 Gusht 2018
BAB (AA) - ÖMER KOPARAN/SELEN TEMİZER
Civilët në veri të Sirisë, në rajonin e pastruar nga terroristët me operacionin “Mburoja e Eufratit”, shprehen se janë të kënaqur me rritjen e sigurisë gjatë dy viteve të fundit si dhe për zhvillimet në fushat e ndryshme, si të ndërtimit, edukimit dhe të shëndetësisë.
Kanë kaluar dy vite nga pastrimi i një hapësire prej 2 mijë e 55 kilometër katrorësh në veri të Sirisë nga terroristët nëpërmjet Operacionit “Mburoja e Eufratit” të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).
Gjatë kësaj periudhe po vazhdon kthimi i popullit që ka ikur nga sulmet dhe presionet, kurse numri i popullsisë së rajonit ka arritur në 1,5 milionë.
%2Fguven.jpg)
Siguria e rajonit po ofrohet nga 5 mijë policë “të lirë”, të cilët janë pjesëtarë të ULS-së të trajnuar me mbështetjen e Turqisë.
Në 500 shkolla të rinovuara, 6 mijë mësimdhënës po japin mësim për 200 mijë nxënës të cilët u kthyen në mësimet shkollore. Në Azez, Jarablus dhe Bab, përveç qendrave shëndetësore të cilat po shërbejnë për rreth 1 mijë të sëmurë në ditë, po ndërtohen edhe spitalet me shtretër. Rreth 500 punonjës fetarë të cilët janë trajnuar me mbështetjen e Turqisë po ofrojnë shërbime fetare në më shumë se 100 xhami të rinovuara. Po ashtu po gjallërohen aktivitetet bujqësore dhe blegtorale të cilat janë burimi kryesor i të ardhurave të rajonit.
Me rastin e përvjetorit të operacionit, njëri prej banorëve të rajonit, Ebu Futuh, në një deklaratë për AA tha se në qytetin Bab, i cili u çlirua më 23 shkurt të vitit 2017 me operacionin “Mburoja e Eufratit”, ka filluar një angazhim i madh i ndërtimit.
%2Fguven1.jpg)
“Me mbështetjen e Turqisë, në mënyrë të shpejtë kanë filluar që të rishërbejnë xhamitë, rrugët, shkollat dhe spitalet. Shkollat u rinovuan, u rrit numri i nxënësve”, tha ai.
- “Me operacionin Dega e Ullirit rajoni jonë u shndërrua në një vend më të sigurt”
Duke u shprehur se është rritur qetësia në rajon, Ebu Futuh tha se “Rajoni u pastrua nga terroristët. Ky Bajram është më ndryshe për rajonin tonë sepse pas ‘Mburojës së Eufratit’ u realizua edhe Operacioni ‘Dega e Ullirit’. Rajoni jonë u shndërrua në një vend më të sigurt”.
Sipas Ebu Futuh, për shkak të kërcënimeve të organizatës terroriste YPG/PKK nga Afrini ndaj rajonit të “Mburojës së Eufratit”, gjatë festës së vitit të kaluar të Kurban Bajramit ishin ende të shqetësuar, por që këtë vit me eliminimin edhe të këtij kërcënimi numri i civilëve të cilët po e kalojnë Bajramin në shtëpitë e tyre është rritur.
%2Fguven2.jpg)
- “90 për qind të shkollave janë rinovuar”
Një civil tjetër, Mustafa Bethish tha se “Operacioni Mburoja e Eufratit ishte realizuar me mbështetjen e Turqisë për pastrimin e veriut të Sirisë nga terroristët”.
Ai tregon se për 1 vit e gjysmë po jetojnë në qytetin Bab larg nga terroristët. “Në qendër të qytetit tani po jetojnë më shumë se 200 mijë persona. Spitalet dhe rrugët u rihapën. 75 për qind të shkollave ishin rrënuar. (Në Bab) Për një 1 vit e gjysmë janë rinovuar 90 për qind të shkollave”, thotë Bethish.
Edhe Ahmed Xhubran nga qyteti Bab vuri në dukje se në Bab, i cili sipas tij ishte kalaja e DEASH-it në Halep, është përmirësuar gjendja e sigurisë. “Me nisjen e detyrës së policëve të lirë, u rregulluan punët. Për fat të mirë, gjithçka po shkon në të mirë”, tha Xhubran.