Gülşen Topçu
18 Shtator 2021•Përditësim: 19 Shtator 2021
Ish-presidenti i Algjerisë, Abdulaziz Bouteflika, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenca e Algjerisë njoftoi për vdekjen e ish-presidentit në një deklaratë, duke mos dhënë detaje të tjera.
Bouteflika mori detyrën në vitin 1999 pas luftës civile, ndërsa vazhdoi të sundojë vendin edhe pas paralizës së tij e pjesshme dhe përkeqësimit të shëndetit në vitin 2015.
Rizgjedhja e Bouteflika-s për një mandat të pestë në shkurt 2019 ishte pikë kthese dhe ndezi një valë reagimi shoqëror.
Përballë valës së protestës që filloi në Algjeri gjatë kësaj periudhe, Bouteflika u detyrua të braktisë postin në prill të vitit 2019, pasi edhe ushtria algjeriane, e cila është shtylla kurrizore e regjimit në vend, njoftoi mbështetjen e saj për demonstratat dhe bëri paralajmërime kundër presidencës.