Ahmet Gençtürk
29 Dhjetor 2021•Përditësim: 29 Dhjetor 2021
Një tërmet me fuqi prej 5.7 ballësh ka goditur sot ishullin grek të Kretës, njoftoi Instituti i Gjeodinamikës së vendit, Observatori Kombëtar i Athinës, duke shtuar se tërmeti ishte në një thellësi prej 42.7 kilometrave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve AMNA raportoi se tërmeti që ndodhi në orën 07:08 të mëngjesit sipas orës lokale u ndje në të gjithë pjesën lindore të ishullit Kreta, kryesisht në pjesën jugore dhe në Heraklion, qyteti më i populluar i ishullit.
Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale, shtoi agjencia.
Ndërkohë, Kostas Papazachos, një ekspert i lartë i gjeologjisë në Universitetin "Aristotele" të Selanikut i tha agjencisë se tërmeti ishte një incident i izoluar dhe se nuk ka nevojë për shqetësime të mëtejshme.