Burak Bir
16 dhjetor 2019•Përditësim: 17 dhjetor 2019
Kombet e Bashkuara (OKB) dërguan sot 24 maune ndihma humanitare për krahinën veriperëndimore siriane të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjetet me ndihma kaluan nëpër portën kufitare Cilvegözü në jug të Turqisë, me ndihma për t'u shpërndarë banorëve në zonat urbane të krahinës së shkatërruar nga lufta, si dhe fshatrat përreth.
Siria që nga fillimi i vitit 2011 ka qenë e përfshirë në një luftë të egër civile, kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë.
Sipas zyrtarëve të OKB-së, që atëherë, qindra mijëra persona janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.